Guardiola tërbohet: Siti–Kardif – tri ditë para gjysmëfinales së FA Kupës

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, nuk e fshehu pakënaqësinë e tij të madhe, kur mësoi se ata që drejtojnë Premier Ligën, vendosën që ndeshja mes Sitit dhe Kardifit të zhvillohet tri ditë para gjysmëfinales së FA Kupës (Kupës së Mbretëreshës).
“Qytetarët” do të duhej të ndesheshin me Kardifin më 6 prill në “Etihad”, por mbas fitores në çerekfinale të FA Kupës kundër Suonsit të shtunën e kaluar, Siti do të ndeshet më 6 prill me Brajtonin në kuadrin e gjysmëfinaleve të FA Kupës, kështu që krerët e Premier Ligës u detyrian ta spostojnë ndeshjen mes Sitit dhe Kardifit, duke vendosur që ajo të zhvillohet më 3 prill, pra 72 orë para ndeshjes gjysmëfinale të FA Kupës.
Guardiola, kur mësoi vendimin e lartpërmendur, u zemërua shumë, sepse, në fakt, kalendari i Sitit gjatë prillit është një “ferr” i vërtetë, pasi atë e presin dy ndeshje kundër Totenhemit në Ligën e Kampioneve, një ndeshje tjetër kundër Totenhemit, por në kuadrin e Premier Ligës, dhe më pas kundër Kristall Pallasit dhe Mançester Junajtidit në fushat e këtyre të fundit.
Sfidanti.al