Guardiola sqaron të vërteten e De Bruyne

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka mohuar raportimet se Kevin De Bruyne do të shkojë në Arabinë Saudite. Kontrata e De Bruyne në Etihad skadon në vitin 2025, kur ai do të jetë 34 vjeç dhe ka qenë shumë i lidhur me një lëvizje në Superligën Saudite, duke qenë një objektiv që kur një mori lojtarësh elitarë u transferuan në këtë ligë. Dhe sipas gazetarit Rudy Galetti, ka një “marrëveshje verbale” mes yllit belg, De Bruyne dhe kampionëve të Superligës Saudite, Al Ittihad. Megjithatë, trajneri i Cityt, Guardiola ka mohuar një gjë të tillë, duke konfirmuar qëndrimin e belgut në Etihad. “Jo, Kevin nuk do të largohet”, ka theksuar Guardiola për mesfushorin belg, një nga më të mirët në historinë e Premier. Gjatë ditëve të fundit është përfolur edhe për një largim të portierit Ederson drejt Arabisë Saudite, por as ky transferim nuk do të materializohet.

sfidanti.al