Cagliari ka prezantuar pasditen e kësaj të mërkure afrimin e Alen Sherri. Portieri shkodran ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e Serie A, duke bërë hapin e madh të karrierës. Pas një sezoni ku fitoi titullin dhe Kupën e Shqipërisë, Sherri nis një aventurë të re në kampionatin italian, ku do të bëhet pjesë e një herë kampionëve të Serie A. Egnatia përfitoi nga ky transferim 350 mijë euro, ndërkohë që deri në verën e vitit 2027, Sherri do të mbrojë kuadratin e skuadrës nga ishulli i Sardenjas. Në njoftimin e klubit italian, rrëfehet e gjithë karriera e Sherrit, që nga hapat e para të karrierës, deri në grumbullimin me kombëtaren e Shqipërisë. “Fizik imponues, 197 centimetra i gjatë, Sherri është një portier i mirë mes shtyllave, i guximshëm në ajër, i zoti edhe në këmbë, cilësi që di ta mbështesë në fazën e vendosjes”, shkruhet në postimin e Cagliarit, që i uron mirëseardhjen 26-vjeçarit.
sfidanti.al