Guardiola kërkon ndryshime radikale dhe 3 blerje për të qëndruar te Mancester Siti

Kontrata e Pep Guardiolës  me Mancester Sitin skadion në qershor të 2021 e megjithatë media të ndryshme në Angli nuk kanë hezituar të spekulojnë me të ardhmen e trajnerit spanjoll duke folur shpesh për një largim të tij nga Citizens nëse plotësohen disa kushte dicka që vetë Guardiola e mohon. Por 48 vjecari do të vendosë disa kushte për të rinovuar kontratën me Sitin

Sipas ‘Daily Mail’, Guardiola ka kërkuar një sërë ndryshimesh duke nisur nga riorganuizimi I stafit teknik me Guardiolën që do të kërkojë një asistent nëse Arteta vendos të shkojë te Arsenali. Në këtë rast asistenti I tij duket se do të jetë Rodolfo Borrel.

Por ajo që I intereson më shumë Guardiolës  është të sjellë në skuadër element të rinj, por jo në merkaton e janarit pasi sic e thotë vetë katalanasi klubi nuk do të ndërhyjë në këtë sesion pasi ai dëshirin të mbyllë sezonin me futbollistët që e nisën atë. Gjatë kësaj vere të Mancester Siti erdhën Rodri dhe Kanselo. Mesfushori është thuajse I padiskutueshëm si titullar, ndërsa mbrojtësi I krahut nuk po shfaqet në nivelin e pritur dhe te Mancester Siti po mendon që ta largojë portugezin te Valencia ose Bajerni I Mynihut, klubet që kanë shfaqur interesin për të

Por te Siti janë edhe dyshimet me Leroi Sane. Ky I fundit ishte shumë pranë kalimit të bajerni në muajt e verës pavarësisht negociatave të vështira mes klubeve. Por një dëmtim I rëndë në ligamente I shoi të gjithë mundësitë e largimit dhe duket se situata do të përsëritet për të kur të rikthehet në formën e tij sidomos nëse Mancester Siti do të sjellë elementë të rinj. Në këtë pikë Guardiola mësohet se ka kërkuar 3 bleje të reja, 2 mbrojtës dhe 1 sulmues, por në këtë pikë ende nuk përmenden emra konkretë.

Sfidanti.al