Ozil kthehet në…shtëpi; e do klubi I zemrës së Erdoan, Fenerbahce

Mesut Ozil ka lindur në Gelsenkirshen dhe nuk ka luajtur kurrë me një skuadër turke, përkundrazi, pelegrinazhi I tij futbollistik e coi atë nga Gjermania në Spanjë te Reali I madridit dhe më pas në Angli te Arsenali. Por tani duket se mesfushorin turko-gjerman ka ardhur koha të kthehet në…shtëpi. Sipas ‘Fotomac’ është Fenerbahce që po kërkon të bëjë goditjen e rëndësishme dhe të bindë 31 vjecarin që të lërë Londrën në formë huazimi për t’u transferuar në Bosfor.

Për më tepër, Fenerbahce ka një tifoz me peshë në Turqi që nuk është askush tjetër por vetë presidenti Erdoan dhe ky nuk është një detaj I vogël duke qenë se periudha e errët që po jeton Ozil nisi pikërisht nha takimi I famshëm I futbollistit të Arsenalit dhe Gyndoan me presidentin turk vitin e kaluar. Polemikat që shpërthyen zgjatën gjatë gjithë periudhës së Botërorit dhe që u mbyllën me tërheqjen e Ozil nga kombëtarja gjermane mes akuzave për racizëm dhe ndërhyrjeve të personave të rëndësishëm në favor të njërës apo tjetër palë. Këtë e beri edhe vetë qeveria turke që padyshim I doli në mbrojtje futbollistit. Situata e nxehtë e Ozil vijoi edhe te Arsenali teksa futbollisti kishte probleme me Unai Emeri, ndërkohë që ai bëri më shumë zhurmë me mungesat e tij në fushën e lojës dhe pronlemet diplomatike sic janë polemikat me Kinën, sesa për kontributin në sfidat e Topcinjve.

Kështu që mundësitë që Ozil të lërë Arsenalin janë të mëdha kjo edhe për faktin se te londinezët pritet të vijë Arteta që mund të sjellë një revolucion në skuadër  me spanjollin që kërkon 120% nga futbollistët. Kjo mund rrisë akoma më shumë bindjen te Ozil për të bërë gati valixhet me Arsenalin që është gati ta lërë të shkojë atë me huazim madje pa pretenduar asnjë lloj pagese për këtë formulë. Sipas ‘Fotomac’, Drejtori Sportiv Turk pritet të udhëtojë drejt Londrës për të zgjidhur edhe detajet e fundit. E ardhmja e Ozil gjithsesi mbetet një mister, duke qenë se paga e tij është shumë e lartë 20 miliionë Euro në sezon dhe që është e papërballueshme për Fenerbahcen nëse do të kërkojë blerjen përfundimtare të tij. Por Fenerbahce është gjithnjë klubi I presidentit të vendit kështu që deri në qërshor mund të gjendet mënyra për a sjellë përfundimisht Ozilin në Stamboll

Sfidanti.al