Gjesti I Dzekos, dhuron fanelë infermierit qe kishte veshur tutën me numrin 9

Futbolli është ndalur për shkak të coronavirusit, por kjo nuk I pengon admiruesit e këtij sporti të mendojnë për të. Ai që e dëshmon këtë është rasti I një infermieri nga Potenza që në vijën e parë të luftës kundër covid-19 kishte shkruar në tutën që kishte veshur ‘Forza Roma’ dhe ‘Dzeko’ për të qetësuar dhe dhuruar një buzëqeshje djalit të tij tifoz verdhekuq dhe admirues I sulmuesit boshnjak.

Edin Dzeko me të mësuar historinë I dërgoi familjes së infermierit fanelën e tij me numrin 9 të shoqëruar dhe me një autograf.

Sfidanti.al