Blatter ‘sposton’ Botërorin 2022: Në SHBA në vend të Katarit

SHBA duhet të jetë vendi për të organizuar botërorin e vitit 2022 në vend të Katarit. Ky është opinioni I ish presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit në një intervistë të dhënë për të përditshmen prestigjioze gjermane ‘Bild’ teksa foli për hetimet për korrupsion në lidhje me caktimin e Rusisë dhe Katarit për botërorët 2018 e 2022

‘Botërori 2022? Mund të organizohet nga SHBA në vend të atij të vitit 2026-tha Blatter-Edhe Japonia mund ta bëjë këtë dhe e di që është ofruar. Për fat të mirë, kompeticioni do të jetë ende me 32 skuadra dhe jo me 48 sic do të donte Infantino. Edhe Gjermania mund ta organizonte, por kjo do të thoshte të kishim sërish një botëror  në Evropë’

Blatter foli edhe për skualifikimin e tij që erdhi si dënim pas skandalit që  përfshiu FIFA.

‘Hetimet janë pjesë e një komploti kundër personit tim-tha Blatter-reagimi më I mirë I FIFA  ndaj të gjithë kësaj do të ishte të më emëronte president nderi. Do ta meritoja’.

Sfidanti.al