Një numër klubesh nga Anglia, Gjermania e Italia janë të interesuar për talentin e ri të Shalkes, Assan Ouédraogo. 17-vjeçari me origjinë nga Burkina Faso por i lindur në Gjermani ka tërhequr shumë admirues, të cilët shohin tek ai një yll të së ardhmes. Që tani klube si Bajern, Liverpool, Milan, Brighton, Everton kanë shprehur interesimin për lojtarin e ri, tepër i ngjashëm me Paul Pogba për stilin e lojës.
Ouedraogo, i cili ka fituar edhe europianin e 17-vjeçarëve me Gjermaninë, ka një klauzolë lirimi me klubin e Shalkes që hyn në fuqi verën e ardhshme, rreth 20 milion euro për klubet e huaja dhe midis 12 e 15 milion euro për klubet gjermane, çka do të favorizonte Bajernin. Megjithatë, bavarezët ende nuk kanë bërë hapa konkretë, ndërkohë që nga Liverpul është angazhuar vetë trajneri Klop për të folur me lojtarin, ndërsa Milan është klubi që ka folur vitin e kaluar me Shalken.
sfidanti.al