“Gjelat” komentojnë zgjedhjet në Francë

Të përqendruar te kampionati europian, por pa harruar se çfarë po ndodh në shtëpi. Përveç yllit Kylian Mbappé dhe qendërsulmuesit të Interit, Marcus Thuram, disa lojtarë me ngjyrë të kombëtares franceze po festojnë humbjen e “Rassemblement National” në zgjedhjet politike, duke treguar kënaqësinë e tyre rrjeteve sociale. Midis tyre, bashkëlojtari i ardhshëm i Mbappes te Real Madrid Aurelien Tchouameni i cili në X foli për një “fitore të Popullit” Jules Koundé nuk bën përjashtim. “Lehtësimi është i barabartë me shqetësimin e këtyre javëve të fundit, është i jashtëzakonshëm”, shkroi gjithashtu mbrojtësi i Barcelonës në X. “Urime të gjithë francezëve që janë mobilizuar për të siguruar që ky vend i bukur që është Franca të mos e gjejë veten të qeverisur nga e djathta ekstreme”, shtoi ai.

sfidanti.al