Të katër klubet e Anglisë që kanë arritur deri në 1/8-tën e finaleve të Ligës së Kampioneve (LK), Liverpuli, Mançester Siti, Mançester Junajtidi dhe Totenhemi, gjatë sezonit dimëror të transferimeve nuk angazhuan futbollistë që kanë të drejtë të luajnë në konkurrimin më elitar evropian.
Në fakt, nga këta ekipe angleze janë larguar disa lojtarë, ndërkohë që, sipas të dhënave të UEFA-s, me të njëjtin formacion sezonin evropian do ta vazhdojnë edhe klubet Lion dhe Roma, nga të cilët askush nuk u largua dhe ku askush nuk erdhi.
Që nga ky sezon, në fakt, nuk vlen më një rregull transferimi, kështu që klubet tani gjatë periudhës dimërore mund të angazhojnë futbollistë që gjatë sezonit të deritanishëm të LK-së kanë luajtur me ndonjë klub tjetër, kështu që këta futbollistë kanë të drejtë që të luajnë gjatë këtij sezoni me klubin e ri.
Sfidanti.al