Genoa, kontestimi i tifozëve; shfaqet një parrullë

Tensione të larta ka të Genoa, ku dy ditë përpara ndeshjes vendimtare për qëndrimin në Serie A ndaj Veronës, vazhdon kontestimi i tifozëve. Në shënjestrën e tifozëve kuqeblu këtë herë nuk është vetëm presidenti Preziosi, por edhe e gjithë skuadra. Në qendrën stërvitore të Genoas, Signorini është shpalosur një parrullë që nuk lë asnjë vend për interpretim

‘Tregoni kurajon ose largohuni nga Genova’, ndërkohë që rreth kësaj parrulle kishte edhe fraza të tjera të shkruara me bojë spray mes të cilave lexoheshin: ‘Të padenjë’. ‘Preziosi ik’ dhe ‘T’ju vijë turp’.

Sfidanti.al