Sezoni i Botërorit të MotoGP vazhdon të humbasë pjesë. Ashtu sic u lajmërua edhe nga FIM, Dorna dhe Irta këtë vit nuk do të zhvillohen garat në Argjentinë, Tajlandë dhe Malajzi për shkak të komplikacioneve të krijuara nga pandemia coronavirus. Nga Federata Ndërkombëtare e Motocviklizmit vjen lajmi se kalendarit të Botërorit të MotoGP do t’i shtohet një tjetër ndalesë evropiane që do të zhvillohet javën pas Cmimit të Madh të Valencias në 22 nëntor.
‘Me trishtim të madh bëjmë të ditur anulimin e garave në Argjentinë, tajlandë dhe Malajzi për këtë sezon-tha kreu i Dornas, Carmelo Ezpeleta-janë gara që do t’i mungojnë këtij kalendari. Pasioni I tifozëve i sheh shpesh të impenjuar në udhëtimin përmes kontinenteve për të shijuar MotoGP bashkë me ne në Termas de Rio Hondo, Buriram dhe Sepang duke krijuar në këtë mënyrë një atmosferë të pabesueshme dhe një mikpritje unike për këtë sport’.
Përsa i përket garës evropiane që do të shtohet në kalendar, komunikimi do të bëhet në datën 10 gusht.
Sfidanti.al