Gattuso shkarkohet nga Marseille

Gennaro Gattuso është shkarkuar nga Marseille. Trajneri italian nuk arriti të tregonte më të mirën e tij te kubi francez, duke u shkarkuar. Gattuso në pesë ndeshjet e fundit në krye të ekipit të Marsilles mori tri barazime, dy humbje dhe asnjë fitore. Aventura e tij te Marsille zgjati pak më shumë se katër muaj, ndërsa klubi francez tashmë ka gjetur zëvendësuesin e tij. Ata duan që Gattuso të pasohet nga Jean-Louis Gasset, deri në fund të këtij sezoni. Ish-trajneri i Bregut të Fildishtë do të ketë punë për të bërë, pasi Marsille është në vendin e nëntë me 30 pikë, nëntë më pak se Nice që gjendet në vendin e tretë, vend ky që dërgon në Ligën e Kampionëve.

sfidanti.al