Futbollisti legjendar Falkao njoftoi në profilin e tij zyrtar në Instagram se ka ardhur koha që ai t’i thotë lamtumirë karrierës së tij, duke dëshpëruar shumë tifozë të tij në Brazil dhe anekënd botës. Falkao është një nga lojtarët më të mirë të të gjithë kohërave në futsall dhe me veprimet e tij në fushë ai në shpesh raste i ka lënë pa fjalë dashamirësit e futbollit në fusha të vogla. Ky futbollist 41-vjeçar tha se tani ka ardhur koha që ai ta mbyllë karrierën e tij dhe t’i përkushtohet familjes.
“Për shkak të fubollit, unë më shumë nuk kam qenë sesa kam qenë në shtëpi. Erdhi koha që unë ta lej futbollin dhe të mendoj për gjëra të tjera të rëndësishme në jetë. Por, megjithatë, futbolli do të mbesë dashuria ime më e madhe”, vuri në dukje Falkao që i dha fund karrierës së tij, duke luajtur në ndeshjen mes Brazilit dhe Paraguajit (4-2), në të cilën ai shënoi dy gola të shkëlqyer. Me bluzën e Brazilit Falkao ka luajtur në 258 ndeshje dhe ka shënuar 401 gola.
Sfidanti.al