Ka ndodhur në Meksikë në një ndeshje amatorësh futbolli. Një dramë rrënqethëse, ku arbitri Viktor Trejo, ka mbetur në fushë i pajetë, pas goditjes që mori me kokë nga futbollisti me emrin Vaskuez. I kishte treguar kartonin e kuq, për një ndërhyrje të rëndë, dhe kishte marrë si përgjigje një godtije të beftë me kokë, sa u shëmb në tokë për të mos u çuar më.
Ka mjaftuar një çast, Vaskuez të humbiste kontrollin dhe, për një ndeshje krejt simbolike, në një cep të botës, t’i merrte jetën në një mënyrë krejt fatale gjyqtarit. Dhe nuk mjaftoi çmenduria e parë e lojtarit, sepse skena u rëndua akoma më shumë, kur Vaskuez ia mbathi për t’i shpëtuar policisë.