Ky rregull është këmbëngulur që të vendoset për moshat e vogla në të dy sekset, por duket se për vajzat ndalimi mund të shtyhet në kohë. Sipas shumë studimeve ka dalë se futbollistet femra janë më të prekshme nga dëmtimet për shkak të goditjeve me kokë, sesa janë meshkujt. Studiuesit argumentojnë se në vajzat kanë qafë me fuqi më të dobët dhe më pak rezistencë për shikimin, ndaj edhe goditja me kokë mund ta dëmtojë këtë shqisë më shumë sesa tek djemtë. Dëmtimet mund të ndodhin edhe në zonat e trurit përgjegjëse për konceptimin (cognition). Periudha më e rrezikshme për to është në ditët e para të menstruacioneve dhe në ditët pas përfundimit të periodave, pasi organizmi ka më pak progesterone dhe oestrogjen.
Sfidanti.al