Franca ndihet kampione, gati fanela me 2 yje

Franca duket se e ndjen veten kampione te botes, nderkohe qe sfida finale eshte ende per t’u luajtur. Kompania e veshjeve sportive Nike qe eshte edhe sponsori teknik i skuadres se Deshamps, ka bere gati fanelen me dy yje per transalpinet qe jane simboli i titujve boterore te fituar.

Portali ‘Footy Headlines’ eshte portali qe ka zbuluar kete fanele te re te Frances e cila do te dale ne shitje menjehere pas perfundimit te Kupes se Botes. Mesohet se Nike prej ditesh e ka nisur prodhimin e ketyre fanelave ne Tajlande dhe deri tani jane bere gati per shitje 20 mije te tilla.

Sfidanti.al