MotoGP, Markez nje rrufe, pole position ne Gjermani

Mark Markez eshte nje rrufe ne Çmimin e Madh te Gjermanise. Ne pisten e Sahseringut, piloti spanjoll i Hondes vendosi diktatin e tij duke fituar provat zyrtare. Ne fakt pista gjermane duket se eshte shtepia e Markez duke qene se per te 9 vit radhazi, i 6 radhazi ne klasin MotoGP, do te niset nga pole position.

Markez e fitoi pole positionin ne Gjermani me 1 minute 20 sekonda e 270 te mijtat kohe kjo qe perben nje rekord. Markez me kete paraqitje diti t’ia rrembeje vendin e pare Petruçit qe ne fund pranoi vendin e dyte me vetem 25 te mijtat me shume se kampioni i botes ne fuqi.

Horhe Lorenzo beri nje tjeter paraqitje te mire duke u renditur ne vendin e trete. Pas pilotit spanjoll te Dukatit, ne vijen e dyte te startit, do te jete nje tjeter iberik, Maverik Vinjales me Jamaha, i cili do te kete perkrah 2 italiane, Doviciozo  me Dukati ne vendin e 5 dhe shokun e tij te skuadres, Valentino Rossi, ne te 6.

Sfidanti.al