Wimbeldon, kthehet Xhokovic, thyen Nadal kalon ne finale

Novak Xhokovic eshte kthyer. Tenisto serb fitoi nje ndeshje epike me Rafael Nadal dhe arriti te kaloje per ne finale te Uimbelldonit ku do te perballet me Kevin Anderson, edhe ky fitues i nje sfide te madhe me Xhon Isner.

Nadal dhe Xhokovic e zhvilluan ndeshjen e tyre ne dy dite per shkak edhe te sfides mes Anderson e Isner. Ne mbremjen e se premtes Xhokovic arriti te kryesoje 2-1. Serbi fitoi setin e pare 6-4, por Nadal diti t’i kunderpergjigjej serbit teksa fitoi te dytin 6-3. Seti i trete deshi tie breakun ku Xhokovic anuloi pike per setin te Nadalit per ta mbyllur ate fraksion 7-6.

Pjesa tjeter e sfides u zhvillua kete te shtune dhe rivaliteti ne fushen e lojes ishte i madh. Nadal fitoi setin e katert 6-3 per ta cuar ndeshjen ne setin final qe rezultoi edhe nje lufte nervash. Ne fund Nadal u detyrua te dorezohej edhe Xhokovic e fitoi ate 10-8 per t’u kthyer ne finalen e 1 turneu Grand Slam pas demtimit te pesuar ne brryl nje vit me pare.

Sfidanti.al