Franca, kthehet Benzema, shitjet e fanelave ‘në qiell’

Kthimi I Karim Benzema në përfaqësuesen franceze pati një impakt të madh në futbollin transalpin e sidomos te shitjet e fanelave të skuadrës kombëtare. Sipas të dhënave të kompanisë Unisport, që shpërndan artikuj të futbollit në Evropë, shitjet e fanelës së Francës kanë regjistruar një rritje me 2400% këtë javë duke kaluar nivelin e 1200% të shënuar në javën përpara se Deschamps të publikonte listën e të grumbulluarve.

Sulmuesi I Realit të Madridit do të mbajë fanelën me numrin 19 në Evropianin e kësaj vere, një shifër që e përdori edhe në vitet e para të karrierës së tij te Lioni dhe që I kanë lënë kujtime të pashlyeshme

Por jo vetëm kaq, kthimi I Benzema bëri që të ndryshohet edhe perceptimi kundrejt skuadrës së Francës dhe sidomos trajnerit Didier Deschamps. Trajneri I Gjelave u kritikua ashpër vitet e fundit që e linte jashtë përfaqësuese Benzemanë, por ky veprim I fundit bëri që skeptikët të ndryshojnë mendim për të

Sfidanti.al