Përfaqësuesja franceze është më e shtrenjta nga të gjithë ekipet gjysmëfinalistë në këtë Botëror. Vlera e “trekolorëve” është 1,4 miliardë euro, njoftoi Qëndra Ndërkombëtare për Studimet Sportive (CIES). Menjëherë mbas përfaqësueses franceze vjen ajo angleze me 1,3 miliardë euro, ndërsa Belgjika vlerësohet 837 milionë euro. Kroacia, nga ana e saj, vlen 416 milionë euro.
Vlerën më të madhe nga futbollistët, sipas CIES-it, e ka kapiteni i Anglisë, Hari Kein, me 210 milionë euro, 14 milionë më shumë se sa sulmuesi francez Kilian Mbape.
Në ekipin belg më të shtrenjtit janë Kevin de Bryin dhe Romelu Lukaku – 162 milionë euro, ndërsa te Kroacia Ivan Rakitiçi – 68 milionë euro.