Franca I prishi festën e stadiumit të ri Kombëtares shqiptare teksa mposhti skuadrën e Edi Rejas me rezultatin 2-0. Toliso dhe Grizman ishin autorët e golave për kampionët e botës, ndërkohë që nuk mundi të gjejë rrugën e rrjetës Olivier Zhirud I cili u ndal nga shtylla, por sulmuesi I Celsit edhe njëherë tregoi se është I rëndësishëm për skuadrën e Deshamps me trajnerin që e shtyn drejt Interit teksa thekson se ai ka nevojë të luajë
‘Futbollisti e vuan këtë situatë të përditshme-tha Deshamps-po të kishte mundësi të largohej dhe të luante më shumë, do të ishte gjëja e duhur për të dhe ai e di shumë mirë këtë’.
Ndërkaq, sipas ‘Telefoot’, Zhirud në ditët e ardhshme do të takohet me drejtuesit e klubit anglez për të marrë një vendim në lidhje me pjesën e mbetur të sezonit.
Sfidanti.al