Do të jetë francezja Stefani Frapart, ajo që do të gjykojë ndeshjen mes Italisë dhe Armenisë të Under 21 e vlefshme për kualifikueset e Euro 2021 të kësaj grupmoshe, dicka që ndodh për herë të parë për Të Kaltrit e vegjël.
Frapart është konsideruar si arbitrja më e mirë në botë dhekëtë vit ajo gjykoi finalen e Kupës së Botës në futbollin e femrave mes SHBA dhe Holandës, ndërkohë që më pas ajo ishte edhe arbitrja e sfidës së Superkupës së Evropës mes Liverpulit dhe Celsit duke marrë elozhe nga të gjitha anët.
Frapart ka gjykuar edhe ndeshje të tjera në futbollin e meshkujve sic është ajo e Ligue 1 mes Amiens dhe Strasburgut dhe tani është në organikën e arbitrave të kategorisë më të lartë të futbollit francez.
‘Do të drejtohemi nga një arbitre femër? Do të thotë që është e zonja. Për mua arbitri është arbitër nuk ka rëndësi nëse është femër apo mashkull, ata janë aty në fushën e lojës për të bërë që lojtarët të respektojnë rregullat. Arbitret femra dinë ta bëjnë shumë mirë punën e tyre-u shpreh trajneri I Italisë U21, Paolo Nikolato kur u pyet për caktimin e Frapart për të gjykuar ndeshjen e skuadrës së tij
Sfidanti.al