Racizmi dhe homofobia në stadiume janë tema që po diskutohen prej kohësh në botën e futbollit dhe Mishel Platini iu bashkohet këtyre diskutimeve por sipas tij ende nuk ka një zgjidhje për këto probleme
‘Nuk është e mundur që në vitin 2020 të dëgjohen fyerje për ngjyrën e lëkurës apo orientimin seksual-komentoi Platini-në të kaluarën koret ishin me tone shakaje. Është e nevojshme që tifozëve ultras t’u shpjegohet se mesazhi që japin është I gabuar. Është një fenomen që duhet luftuar. Është e rrezikshme mbyllja e sektorëve të një tifozerie të caktuar. Është si me fëmijët; sa më fort t’ua ndalosh konsumimin e ëmbëlsirave, aq më shumë e kërkojnë’.
Sfidanti.al