Franca, Deschamps sulmon: Lojtarë të lodhur, 5 zëvendësime dhe në Nations League

‘Futbollistët janë shumë të lodhur dhe kjo më duket e qartë, me një kalendar kaq të ngjeshur dhe jemi vetëm në shtator. Shpresoj që trajnerët të dëgjohen-me këto fjalë trajneri i përfaqësuese Franceze, Didier Deschamps kërkoi që të ruhet shëndeti i lojtarëve, pikërisht një ditë pas ndeshjes që skuadra e tij zhvilloi me Kroacinë që do të thotë se rregulli i 5 zëvendësimeve duhet të aplikohet edhe në Nations League.

Në atë sfidë me kroatët që ishte një déjà vu e vërtetë për Francën duke qenë se fitoi 4-2 si në finalen e Botërorit të Rusisë, gjërat u bënë të vështira në fillim për kampionët e botës dhe sipas Deschamps isjte e gjitha cështje energjie.

‘Në gjysmëorëshin e parë, kroatët ushtruan shumë presion, por pas minutës së 30 kuptuam se ata kishin më pak fuqi dhe ne bëmë më mirë-tha Deschamps-shpresoj që UEFA  të kuptojë situatën. U desh të bëja 7 ndryshime në krahasim me ndeshjen e parë dhe zëvendësimin e tretë gjatë ndeshjes e bëra shumë më shpejt se zakonisht’.

Deschamps e mbylli intervistën e tij duke thënë se fikste folur edhe me kolegun e tij Zlatko Dalic për këtë. Mesa duket të gjithë trajnerët e kombëtareve janë unanimë në qëndrimin e tyre teksa kërkojnë aplikimin e 5 zëvendësimeve edhe në Nations League.

Sfidanti.al