Belgjika rihap stadiumet; të dielën mbi 6000 tifozë në Anderlecht-Cercle Bruges

Publiku do të mund të kthehet në shkallët e stadiumeve në futbollin belg. Autoritetet në vend kanë pranuar që disa skuadra të lejojnë disa mijëra tifozë në stadiumet e tyre. Anderlecht ka lejen për 6350 tifozë, KAS Eupen për 1600 dhe Charleroi për 5500 tifozë.

Deri tani në Belgjikë numri maksimal i personave të lejuar për të ndjekur në impiante sportet që luhen në ambiente të hapura ishte fiksuar në 4000 edhe pse në realitet të gjitha ndeshjet e futbollit profesionist u zhvilluan pa publik që nga 7 marsi.

Këtë të martë u miratua protokolli i paraqitur nga Anderlecht që do të presë Cercle Bruges këtë të diel në 13 shtator në stadiumin  Lotto Park të Brukselit. Klubi i kryeqytetit, me stadium me kapacitet 21500 vende do të mund të lejojë 6350 tifozë në 3 ndeshjet e radhës që do të luajë në shtëpi. Për këtë arsye disa rregulla si distancimi fizik edhe pse ajo do të ulet nga 1.5 në 1 m apo mbajtja e detyruesme e maskave do të duhet të respektohen në mënyrë rigoroze

Sfidanti.al