Ka hyrë në një temë nga e cila vështirë se mund të dalë dot lehtë, ndonëse ka pohuar një fakt. Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, është mbrojtur nga kritikat se klubi i tij nuk po bën blerje të rëndësishme, duke treguar me gisht pronarët e të tillëve si Mançester Siti apo Çelsi. “Ka klube që zotërohen nga oligarkë dhe nga shtete, – tha ai për BBC-në, – ndërsa ne nuk i kemi këto mundësi. Gjithsesi, ne mund të konkurrojmë për titull edhe pa shpenzuar shumë. Ka rëndësi të madhe puna e përbashkët në stërvitje”. Timo Verner ishte objektiv i Klopit, por u mor nga Çelsi për 60 milionë euro. Në të vërtetë, Klopi nuk mund të thotë nëse është mirë apo keq që këta klube zotërohen nga oligarkë apo shtete, ndërsa për të bërë një krahasim mjafton të kujtosh kohën kur, p.sh. India ishte koloni e anglezëve.
Sfidanti.al