Vite të vështira për shumë motive. Franz Beckenbauer del më pak në publik se më parë. Në korrik të 2015 u nda nga jeta djali i tij Stephan që humbi betejën me tumorin në kokë. Për më teper Kaiser u gjend në mes të polemikave të ndryshme për dhënien e të drejtës së organizimit të Botërorit 2006, kandidaturës së Gjërmanisë dhe I është dashur të përballojë disa operacione.
Janë këto motive që Beckenbauer teksa sheh t’i afrohet 75 vjetori i tij i lindjes e kanë bërë atë që të ndryshojë mënyrën e jetesës gjë që e pranoi ai vetë
‘Ditëlindja ime e 50 nuk më bëri efekt, as e 70-tha Beckenbauer në një intervistë për të përditshmen ‘Bild’-por tani jam 75 vjec dhe për herë të parë po filloj të mendoj për vdekjen. Sheh fundin. Shpresoj që Zoti të më dhurojë edhe shumë vjet të tjerë jetë, por në këtë moshë nuk i dihet kurrë cfarë ndodh. E kupton që koha ësjhtë e kufizuar dhe kjo të bën të reflektosh
Megjithatë, Kaiser dëshiron të nënvizojë që nuk ka frikë nga e ardhmja
‘Përse duhet të dridhem për dicka që nuk mund ta ndryshoj?-shtoi Beckenbauer-e di që do të ndodhë, do të vdes. Vetëm në këtë moshë e mendon më shumë këtë aspekt në krahasim me vitet e mëparshme. Nuk shkoj më kaq shpesh në kishë, por lutem rregullisht. Jap falenderimet e mia për jetën e bukur që kam jetuar. Besoj se është e drejtë të thuash falenderime cdo ditë’
Për më tepër, Beckenbauer pranoi se ndryshoi stilin e tij të jetës. ‘Ngjarjet e ndryshme që kanë ndodhur në vitet e fundit, operacionet që kam kryer, historia e Botërorit 2006 më rënduan shumë-tha Beckenbauer-tani shoh që është pranuar se nuk ndodhi asgjë në 2006, por historia gjithsesi më goditi. Pas operacionit në zemër nuk pi më pije alkoolike. Një herë që tentova të pija pak, filloi menjëherë dridhja ventrikolare. Për këtë arsye i qëndroj larg alkoolit, mund të jetohet edhe kështu. Shkoj shpesh në pishinë, eci në ujë, më pëlqen’.
Sfidanti.al