Vettel nuk shkon te Racing Point: Nuk ka qenë kurrë në planet tona

‘A është Sebastian Vettel jashtë projektit tonë për 2021? Nuk ka qenë kurrë pjesë e tij. Pilotët i kemi konfirmuar dy vite më parë, nuk ka më asgjë për t’u confirmuar-kjo është ajo që deklaroi Otmar Szafnauer, shefi i skuderisë në një intervistë për ‘Auto Motor und Sport’ duke hedhur poshtë cdo mundësi për marrjen e 4 herë kampionit të botës që do të largohet nga Ferrari.

Tani për pilotin gjerman forcohet hipoteza e largimit nga kampionati i Formula 1. Do të jetë e pamundur ta shohësh atë tek skuadra që do të quhet Aston Martin, që është në pronësi të Lawrence Stroll, babait të Lance. Për më tepër vetë Vettel nuk pranon që të kalojë te një skuadër që nuk është në pozicionet më të larta të klasifikimit

Szafnauer foli për skuadrën e tij duke iu përgjigjur edhe kritikat për të ashtuquajturin kopjim të Mercedesit. ‘Sinqerisht nuk i prisja të gjitha këto kritika-vijoi Szafnauer-edhe Haas kur hyri në F1 në 2016 u shfaq menjëherë kompetitive dhe ishin të shumtë ata që u zemëruan. Por nuk bëmë asgjë kundër rregullave. Tani që rregullat janë më të qarta do të veprojmë sipas tyre dhe ne jemi të kënaqur që u bënë sqarime. Do të vazhdojmë të zhvillojmë makinën me mjetet tona sic kemi bërë deri tani’.

Sfidanti.al