Foden në shënjestrën e tabloidëve anglezë

Phil Foden është në shënjestër të tabloideve angleze për paraqitjet e tij gjatë Kampionatit të fundit Evropian. Përfaqësimet e tij në Euro 2024 ishin anonime dhe fantazisti i Manchester City është trajtuar në një mënyrë jo të këndshme ditët e fundit. I mahnitshëm me fanellën e Manchester City, një hiç me kombëtaren angleze. Anglia humbi sërish në finalen e Kampionatit Europian dhe, pavarësisht se kanë kaluar shumë ditë nga një mbrëmje tjetër për t’u harruar, tabloidët janë mbushur plot me talentin e ri të Citizens. Nëse shkëlqen me spanjollin Pep Guardiola, ka zhgënjyer me Gareth Southgate. Asnjë mundësi e rrezikshme nuk dilte nga këmbët e tij dhe mbrojtjet kundërshtare e mbanin pa problem. E tani Phil Foden është bërë 007 i ri i Anglisë:

0 gola
0 asist
7 ndeshje të luajtura

Një pseudonim që mund të ishte prestigjioz, por që duhet lexuar në një këndvështrim negativ. Edhe kësaj radhe tabloidet angleze kanë tejkaluar veten për sa i përket imagjinatës. Për Phil Foden, fanella e Anglisë duket ende shumë e rëndë.

 

sfidanti.al