Fenomeni Ronaldo kthehet të flasë për vitet e tij të arta; të kohës së tij me Interin e Cuperit, Realin e Madridit të Capellos dhe zgjedhjen për t’u kthyer në Itali për të veshur fanelën e Milanit edhe pse vetëm për një sezon.
‘Duket si një komoditet kur e thua më pas, por është vetëm e vërtata; doja të kthehesha te Interi, madje bëra gjithcka për këtë-tha Ronaldo në një intervistë për ‘Sportsweek’-prita të gjithë kohën e mundshme për t’I dhënë mundësi klubit që të më jepte një përgjigje po apo jo, kur nuk vjen asnjë lloj përgjigje do të thotë se është jo. Për Milanin ishte si dhe unë në atë moment më shumë se tradhëtar u ndjeva pak i tradhëtuar pasi u refuzova’
Më pas Ronaldo foli për një nga kujtimet më të dhimbshme të karrierës së tij.
‘Dëmtimi në gju ishte cështje fati. 5 maji ishte një faj; kur fatin e ke në dorë, nëse e lë të ike, nuk mund të kapesh më asnjë-vijoi Ronaldo.
Humbja me Lazion që I dha Juventusit një titull që duket se po shkonte drejt Milanos nuk harrohet në mendjen e brazilianit. ‘Nuk ishim vetvetja dhe nuk arritëm kurrë të shpjegonim përse-tha Ronaldo-dhurimi I atij titulli ishte më e pakta që duhej të bënim për tifozët tanë’
Sfidanti.al