Flamengo është në një moment vërtet fantastik, teksa shton një tjetër trofe në palmaresin e tij pasi u shpall edhe kampion i shtetit të Rio De Janeiros. Pa Gabriel Barbosa ‘Gabigol’ në fushë, Flamengo arriti të fitojë finalen e dytë në derbin me Fluminensen 1-0 duke përmbysur humbjen e finales së parë 2-1. Titulli kampion i Rio De Janeiros iu bashkohet titullit kampion të Brazilit, Kupës Libertadores, Superkupës së Brazilit dhe Superkupës së Amerikës Latine.
Vitinho në minutën e 95 ishte ai që i dha fitoren e ndeshjes skuadrës së Flamengos që bëhet skuadra e parë në Brazil që fiton një titull në kohën e coronavirusit. Në të njëjtën kjo, trofeu i kampionit të shtetit të Rio De Janeiros bëhet i pari që i jepet skuadrës fituese pa praninë e tifozëve në stadium.
Tani për tifozët e Flamengos ka vetëm një shqetësim që ka të bëjë me të ardhmen e trajnerit Jorge Jesus i cili po flitet orët e fundit se mund të kthehet në Portugali për të rimarrë drejtimin e Benficës.
Sfidanti.al