Futbollisti më i paguar i Premier Ligës, Aleksis Sançez i Mançester Junajtidit, momentalisht, ndodhet në vendin e tij, në Kili, ku po rimerr vetem nga një dëmtim. Sulmuesi i njohur shfrytëzoi festat e Krishtlindjeve që t’i gëzonte fëmijtë me dhurata të Vitit të Ri.
Sançezi u foli fëmijëve për futbollin, si edhe u dha atyre këshilla për jetën, midis të tjerave, se duhani dhe alkooli janë të dëmshëm, por dikush nga fëmijët në këtë moment bëri një pyetje që e shokoi Sançezin:
“Po, Arturo Vidal?”. Të gjithë të pranishmit filluan të qeshin, ndërsa Aleksisi u hutua dhe mbeti pa fjalë! Vidali është një nga futbollistët më të mirë kilianë, por njihet për jetën e tij josportive, se, midis të tjerave, ai pi duhan dhe alkool.
Sfidanti.al