Nedved mbas largimit të Marotës.. i fut thikën pas shpine

Legjenda e futbollit çek dhe nënpresidenti aktual i Juventusit, Pavel Nedved, ka mendimin se ish-drejtori sportiv i bardhezinjve Xhuzepe “Bepe” Marota, asnjëherë nuk ka qenë juventin dhe se ai kurrë nuk e ka konsideruar këtë klub si të vetin. Para disa ditësh, si një “bombë” jehoi lajmi se Bepe mjaft popullor ishte marrë vesh me Interin që të kalonte te ky i fundit si drejtor i sektorit sportiv të “neroaxurëve”.
“Më të vërtetë duket si e çuditshme, kur e shohim atë tek Interi, por, sidoqoftë, ai është profesionist, por unë kam mendimin se ai asnjëherë nuk ka qenë juventin”, vuri në dukje Nedvedi.
Shumëkush konsideron se Marota ka meritën kryesore për sukseset e mëdha të Juventusit gjatë shtatë viteve të fundit, gjatë të cilëve ai ka fituar po shtatë tituj kampioni të Serisë A. Para se të vinte Marota në Torino, Juventusi një sezon më parë zuri vendin e 7-të.
Sfidanti.al