Ndodh sërish në La Liga dhe ndodh sërish kundër sulmuesi të Real Madrid, Vinicius jr. Në ndeshjen Sevilla-Real Madrid, një tifoz ka sulmuar me fyerje racistë dhe ksenofobe sulmuesin brazilian të madrilenëve ndërsa forcat e sigurisë kanë ndërhyrë duke e nxjerrë menjëherë nga stadiumi “Sanchez Pizjuan”.
Klubi nuk përcakton shkaqet dhe shënjestrën e lojtarit të sulmuar por thekson se sjellje të tilla nuk do të tolerohen pasi nuk bëjnë pjesë në familjen e madhe Sevilla. Vetë lojtari përgëzon klubin andaluzian për përgjigjen e menjëhershme por kjo nuk është hera e parë që braziliani vihet në shenjëster të njerëzve me sjellje raciste edhe pse ky është një debat i gjerë në Spanjë pasi një pjesë e madhe besojnë që këto sulme nuk kanë karakter racist por i drejtohen një lojtari që provokon vazhdimisht.
sfidanti.al