Muçi në stol, mediat polake kritikojnë trajnerin

Legia e Varshavës pësoi një nga turpërimet më të mëdha të viteve të fundit. Kryeqytetasit u mposhtën me rezultatin e thellë 4-0 nga Slasku. Ernest Muçi e nisi nga stoli ndeshjen e tij të 100 me Legian. Një vendim ky që ka lënë të befasuar tifozët dhe opinionin sportive në Poloni. Media “Przeglad Sportowy Onet” ka “kryqëzuar” trajnerin Runjaiç për faktin se ky i fundit i ka besuar Marciej Rosolekut përpara Muçit. Rosoleku ka bërë një paraqitje mjaft të dobët mbrëmjen e sotme, duke mos bindur aspak tifozët dhe mediat.

“Vendimi i Kosta Runjaiçit është i pakuptueshëm, sidomos për faktin se Ernest Muçi duhej të ulej në stol. Përfaqësuesi shqiptar është duke kaluar një sezon mbresëlënës, në të cilin ndonjëherë mund të jetë forca e Legias së Varshavës. Këtë sezon ai shënoi dy herë ndaj Aston Vilës dhe në total ka shtatë gola në 19 ndeshje në të gjitha garat. Muçi është kandidat për t’u larguar nga Legia pas sezonit aktual dhe ka mundësi që e njëjta të ndodhë edhe me Maciej Rosovek. Në rastin e 22-vjeçarit, megjithatë, nuk duhet të jetë për të shkuar në një ligë më të mirë perëndimore, por për një transferim në një ekip me ambicie pak më të ulëta.”, ka shkruar “Przeglad Sportowy Onet”.