Mancester Siti merr një lajm të keq nga Lozana në Zvicër. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv hodhi poshtë apelin e bërë nga Citizens kundër UEFA për hetimet e hapura për dyshimet e krijuara rreth kampionëve të Anglisë për thyerje të rregullit të Fair Play Financiar.
Është vetë ky institucion që e konfirmoi gjithcka nëpërmjet një komunikate për shtyp ku theksonte se apeli I Mancester Sitit është I papranueshëm. Skuadra e Citizens reagoi me forcë kur mësoi se UEFA e dërgoi në Dhomën e Gjykimit në muajin maj duke bërë kështu apelimin në CAS me këtë të fundit që e hodhi poshtë.
Hetimet për Mancester Sitit u bazuan pas daljes së disa lajmeve që kanë rë bëjnë me e-maile të publikuara nga revista gjermane ‘Der Spiegel’ si pjesë e investigimeve të ‘Football Leaks’. Sanksionet e mundshme për Mancester Siti përfshijnë pezullimin nga Liga e Kampioneve, bllokim të merkatos së transferimeve ose një gjobë.
Sfidanti.al