Fabregas i pakënaqur te Celsi, Milan studion blerjen e kartonit të tij

Milani është i lirë për të bërë blerje në merkaton e transferimeve, por duhet të tregohet mjaft i kujdesshëm në këtë pikë. Kuqezinjve u duhet që të ruajnë barazimin në bilancin e tyre financiar deri në vitin 2021 për të mos u përjashtuar nga kompeticionet e UEFA.

Për merkaton e muajit janar, klubi milanez do kërkojë të përforcojë mesfushën dhe në listën e dëshirave të tij është Cesc fabregas. Kuqezinjtë po monitorojnë me kujdet situatën e futbollistit spanjoll që nuk është aspak i kënaqur te Celsi dicka që ai e ka shprehur së fundmi në media.

‘E di shumë mirë rolin tim te Chelsea-tha Fabregas-e për fat të keq kjo nuk është ajo që dua. Është një situatë e vështirë për mua sepse luaj vetëm në ndeshjet e kupave’.

Milani në këtë histori muind të ndihmohet edhe nga i sapoardhuri Ivan Gazidis i cili e njeh shumë mirë Sesk Fabregas me te cilin ka pasur të bëjë kur mesfushori ishte pjesë e skuadrës së Arsenalit.

sfidanti.al