Ka patur shumë sukses dhe vazhdon të pëlqehet si një hit “ Let’s Get it On” e Marvin Geit, por sekreti i madh është se këndojnë Patrik Evra dhe Pol Pogba. Një spektakël argëtues në një videdo të postuar në rrjetet sociale, fill pas ndeshjes me Suedinë, ku francezët përbysën rezultatin.
“E dua këtë lojë” është titulli i këngës ku shfaqen futbollistët , ku Evra mban në duar fanellën e Francës dhe Pogba del në skenë pas tij. “Unë e dua skuadrën time. E dua vëllain tim. E dua Marvin Gein”- shkruan Patrik Evra, 35 vjeçari që i ka kujtuar trajnerit Deshamp , pas dëmtimit të tij, se çfarë do të thotë një bluzë e nacionales për të.