Everton nuk I braktis tifozët e tij në momentin kur ata kanë më shumë nevojë. Për të ndjerë mbështetjen e klubit, futbollistë, drejtues dhe stafi teknik I skuadrës vendosën t’u telefonojnë të gjithë tifozëve të abonuar. Një gjest ky që vetë Carlo Ancelotti e kishte bërë më parë teksa kontaktoi në mënyrë telefonike një tifoz të Toffees të prekur nga një patologji neurologjike.
Në mënyrë të detajuar, të gjithë futbollistët e skuadrës së parë dhe të të rinjve, përfaqësues të stafit teknik të Everton ndanë numrin e tifozëve mes tyre dhe I morën një nga një në telefon për t’u siguruar për gjendjen e tyre shëndetësore dhe për të mësuar sesi po e përballojnë periudhën e izolomit të imponuar nga emergjenca coronavirus.
Një vëmendje e vecantë kjo që konfirmon edhe njëherë raportin special që ekziston mes Evertonit dhe tifozëve, një lidhje që shkon përtej fushës së lojës.
Sfidanti.al