‘Arratiset’ nga izolimi; arrestohet trajneri I skuadrës së Peru U23

Nolberto Solano, trajneri I skuadrës kombëtare të Perusë së U23 dhe asistenti I trajnerit të skuadrës së parë, Roberto Gareca u arrestua nga  policia në Lima pasi theu rregullin për karantinim të vendosur nhga autoritetet peruane në 12 mars për shkak të coronavirusit. Solano, që dikur ishte beniamini I tifozëve të Neëcastle kur aktivizohej në Angli, në fakt shkoi në një festë në një vilë që u kontrollua nga policia pasi mori sinjalizim nga fqinjët për volumin e lartë të muzikës dhe e gjeti atë në shoqërinë e shumë personave të tjerë.

Për të hyrë, agjentëve iu desh që të kapërcenin murin rrethues, ndërkohë që përvec Solanos ata arrestuan edhe një ish futbollist që ndodhej në atë festë  bashkë me trajnerin, Pablo Zegarra. Të dy u përpoqën të justifikoheshin duke thënë se ishin të ftuar për darkë  nga një mike e tyre, por policia nuk ndryshoi qëndrimin e saj.

Sfidanti.al