Tifozë të Frankfurtit, ju do të hyni në histori!

Ka pasur edhe më shumë që kanë udhëtuar jashtë fushe për të ndjekur ekipin e zemrës. Rekordin ndoshta e mbajnë tifozët e Sëlltikut në finalen e Kupës UEFA ndaj Portos në 2003, kur në Spanjë shkuan 70 000. Gjithsesi, 4 500 gjermanët që vizituan Qipron këtë të enjte do të hyjnë gjithashtu në histori. Ata ishin tifozë të Ajntrahtit të Frankfurtit, dhe nuk po shkonin në një finale të madhe, por në një ndeshje të zakonshme grupi të Ligës së Europës, në fushën e një skuadre të vogël si Apoloni i Limasolit.

Plot 4 500 tifozë bënë vajtje ardhje rreth 6 000 km për të ndjekur Frankfurtin dhe në stadiumin e Nikozisë ata ishin më të shumtë në numër sesa përkrahësit vendas. Agjencitë e lajmeve njoftojnë, se tifozët e Apolonit nuk ishin më shumë se 2 000, ndërsa ata gjermanë mbushën plot një tribunë duke e mbështetur fuqimisht Ajntrahtin, që fitoi 3-2 dhe u kualifikua për më tej.

Sfidanti.al