Synimi i Sesk Fabregas është që të qëndrojë te skuadra e Çelsit dhe të punojë me trajnerin maurizio Sarri për një kohë të gjatë. Kjo është ajo që ka deklaruar mesfushori spanjoll, kontrata e të cilit me klubin londinez skadon në fund të këtij sezoni
‘Të jem i sinqertë, klubi nuk ka thënë asgjë-tha Fabregas-kam edhe 8 muaj kontratë dhe në këtë situatë quhem i larguar nga klubi. Por mua do të më pëlqente që të qëndroja ende këtu. Në 4 vitet e fundit kam qenë shumë i lumtur, kemi arritur shumë suksese e kemi fituar shumë trofe. Kam raporte shumë të mira me tifozët dhe futbollistët e tjerë. E ndjej se kam akoma për të dhënë në futboll, por i takon klubit që të vendosë’
Sesk Fabregas që për shumë vjet luajti me fanelën e Arsenalit, u rikthye për pak kohë te barcelona ku u formua si futbollist, për të shkuar sërish në Londër në vitin 2014, këtë radhë për t’u bashkuar me Blutë e Çelsit.
sfidanti.al