Diçka normale në këto anë të botës, që mund të ndodhë në çdo stadium në Serbi, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni të Veriut. Dy lojtarë të Milanit u vunë në qendër të sharjeve nga një tifoz i Crvena Zvezdës gjatë ndeshjes së Ligës së Europës në stadiumin “Marakana” të Beogradit. Siç theksuan mediat serbe ndeshja shumë e mirë mes dy ekipeve u errësua disi nga incidenti i një tifozi që ishte në lozhë, dhe që shau Zllatan Ibrahimoviçin dhe Mario Manxhukiçin. Flitet për dy lojtarë ballkanas, i pari me origjinë boshnjake dhe i dyti kroat “24 karatësh”.
Ofendimet ishin të tilla që nuk mund t’i shkruajë “lapsi”, por që u përqëndruan tek fakti se Ibra vjen nga familje myslimane e Bosnjës, ndërsa Manxhukiçi është kroat, dhe ai u cilësua “ustash” nga tifozi i Zvezdës. Në stadium nuk pati shumë njerëz dhe thirrjet u dëgjuan qartë, ndërsa nuk dihet nëse tifozi është identifikuar për të marrë ndëshkimin sipas rregullave.
Sfidanti.al