Franca humbet Koshielnin ne Boteror; demtimi ne kavilje eshte i rende

Mbyllet mes loteve ndeshja e Europa League me Atletiko Madrid per Loran Koshielni. Mbrojtesi 32 vjeçar i Arsenalit pesoi nje demtim ne tendine ne minutat e para te sfides duke u detyruar te lere fushen e lojes me barrele.

Demtimi i mbrojtesit te Topçinjve, rezultoi i rende pasi futbollisti nuk do te jete me dispozicion te trajnerit te perfaqesueses franceze Didier Deshamps ne Boterorin e Rusise qe do te nise muajin e ardhshem.

Pritet vetem konfirmimi qe nese do te vije atehere Koshielni do te jete i detyruar te qendroje jashte fushave te lojes per disa muaj.

Sfidanti.al