Ka paqe mes Ferrarit e Liberty, Markione: Akordi arrihet brenda vitit, do vijojme garimin

Vendoset paqja mes Ferrarit dhe Liberty Medias qe ka pronesine e Formula 1. Ai qe e konfirmoi kete ishte presidenti i Kokekuqes italiane, Serxho Markione. ‘Duhet te keni parasysh se Ferrari do te vijoje garimin, eshte ne gjakun tone. Do te tregojme te gjitha aftesite tona-tha Markione-u inkurajuam nga ndryshimi ne sjellje e pales tjeter. Treguesi i pare ishte mos heqja dore nga zhvillimi i makines. Do te arrijme ne nje perfundim brenda vitit’.

Markione foli edhe per paraqitjen fantastike te Ferrarit ne kete sezon te Formula 1 qe ai e perkufizoi fenomenale.

‘Makina Ferrari e Formula 1 kete vit eshte ne kushte fenomenal-vijoi Markione-kemi qene edhe pa fat. Eshte makina me premtuese qe nga momenti qe kam ardhur ketu. Akoma me inkurajues eshte impenjimi i piloteve tane. Eshte e rendesishme qe Ferrari te kthehet si skuader fituese me Formula 1’.

Sfidanti.al