Me meritë të plotë është quajtur mjeshtri i Ligës së Europës. Unai Emeri nuk kishte humbur asnjë betejë të madhe në kontinent, që kur Valencia e tij u eleminua në gjysmëfinale në 2011 nga Atletiko e Madridit. Pasuan 3 finale radhazi të fituara, në 2014 ndaj Benfikës me penallti, në 2015 ndaj Dnipros së Ukrainës 3-2, dhe në 2016 ndaj Liverpulit të Klopit 3-1. Baraz me rekordin e një legjende si Xhovani Trapatoni, që fitoi në 1977, 1991 e 1994.
Duhej të vinte finalja e katërt e tij që të provonte humbjen në këto nivele. Ishte një humbje e rëndë, sidomos kur i ndodh një mjeshtri, por diferenca mes Arsenalit dhe Çelsit u duk e madhe, të paktën në një ndeshje të vetme si ajo në Baku. Për më keq, Emeri do të duhet të përgatisë skuadrën përsëri për në Ligën e Europës, pasi nuk u kualifikua dot për në Champions.
Sfidanti.al