Europa League, Inter përtej prestigjit, trofeu vlen edhe 13 milionë Euro

Fitorja të ndihmon të fitosh e për më tepër ka disa hapa që I do Conte kaq shumë, rritja e cilësisë. Njëmënyrë për të festuar një trofe evropoian 10 vjet pas Ligës së Kampioneve është suksesi në Europa League. Por për Interin të mposhtë Sevillan do të thotë të përfitojë edhe 13 milionë Euro të tjerë nga shpërblimet e UEFA për të pasuruar akoma më shumë arkat nga fushata evropiane ku deri tani nga faza në grupe e Ligës së Kampioneve dhe rrugëtimi në Europa League, Inter ka mundur të sigurojë 56 milionë Euro

Në këtë moment në mendjen e futbollistëve, trajnerit por edhe drejtuesve të Interit është vetëm finalja dhe shansi për t’u kthyer mes më të mëdhenjve. Fitorja e trofeut do të certifikonte rritjen e Interit si klub jo vetëm përsa i përket merkatos dhe përmirësimit të financave, por sidomos rritjen e tij në fushën e lojës.

E megjithatë te zikaltrit është dikush që bën llogaritë në aspektin ekonomik. Përvec 46 milionë Eurove që Interi I siguroi pas fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve, Interi që nga faza e 1/16 të finaleve e deri në finalen e madhe të Europa League ka arkëtuar edhe 10 milionë Euro të tjera nga UEFA

Fitorja e Europa League vlen 4 milionë Euro dhe kësaj I shtohen 3.5 milionë Euro të tjerë  nga pjesëmarrja në Superkupën e Evropës si dhe pjesa nga market pool prej 6 milionë Eurosh. Pra një thesar shtesë prej 13 milionë Eurosh që mund të përdoret në merkaton e transferimeve për të plotësuar dëshirat e trajnerit Antonio Conte.

Sfidanti.al