Barcelona, Ronald Koeman ka në plane 5 apo 6 blerje

Pas prezantimit si trajneri i ri i Barcelonës ku shpalosi bazat e projektit të tij për skuadrën duke shpjeguar se e konsideron Messin si elementin kyc, Ronald Koeman dha një intervistë për televizionin holandez ‘Zigoo TV’ ku tregoi disa detaje nga plani i tij.

Koeman është i ndërgjegjshëm për limitet që do të ketë në merkato për shkak të rrethanave ekonomike të krijuara nga pandemia coronavirus, por është i vendosur të krijojë një Barcelonë kompetitive. ‘Klubet e mëdha po viajnë humbje të mëdha, për këtë arsye nuk do të jetë e lehtë të bësh 5 apo 6 blerje të reja menjëhere-tha Koeman.

Pavarësisht përforcimet që pret, dicka që do të shoqërohet me disa largime nga skuadra, Koeman e tha qartë se do të besojë te lojtarët e formuar te Barcelona.

‘Do të përfshijmë edhe të rinjtë në skuadër-shtoi Koeman duke lënë të kuptohet se lojtarë si Riqui Puig, Ansu Fati, Trincao apo Pedri do të kenë shumë shansë për të qenë të rëndësishëm me trajnerin holandez.

Sfidanti.al