Estudiantes, Maskerano me zemër të hapur: Ja ku jam, dua të ndjej futbollin si njëherë e një kohë

Havier Maskerano është zyrtarisht futbollist I Estudiantes. Ish mesfushori I Barcelonës, pas aventurës në Kinë me Hebei Fortune, është kthyer në shtëpinë e tij në Argjentinë ku e pritën disa ‘miq të vjetër’ të tij si Gabriel Milito, aktualisht trajner I skuadrës dhe Huan Sebastian Veron, presidenti I klubit.

Ditën e prezantimit të tij, Maskerano shpjegoi edhe arsyet që e shtynë që të vijojë karrierën e tij në futbollin e luajtur dhe për t’u kthyer në Argjentinë.

‘Në radhë të parë dua të falenderoj Estudiantes, presidentin e tij, trajnerin dhe të gjithë ata që bënë të mundur kthimin tim në futbollin argjentinas-tha Maskerano-për mua është një ditë e vecantë dhe e pranoj këtë sfidë me shumë entuziazëm. Takimi me persona që janë të përfshirë kaq shumë në historinë e këtij klubi do të më ndihmojë shumë që të përshtatem. Gjithcka do të jetë më e lehtë. Kam luajtur në stadiumin e vjetër shoh që gjërat kanë ndryshuar shumë dhe kjo është e pabesueshme’.

Maskerano më pas foli edhe për rolin që mund të ketë në skuadër.

‘Kërtu nuk vjen një lojtar individualist-vijoi Maskerano-gjithnjë kam qenë futbollist skuadre që mendon më shumë për grupin. Në Kinë kam luajtur praktikisht në të gjitha rolet. Vij nga një futboll I ndryshëm, por dëshira ime më e madhe ishte të ndjeja futbollin sic e kam ndjerë më parë dhe të jetoj këtë adrenalinë këtu në Argjentinë’.

Sfidanti.al